Zyrtarë e diplomatë: Në MPJ po na shantazhojnë, kërcënojnë e frikësojnë

Zyrtarë e diplomatë: Në MPJ po na shantazhojnë, kërcënojnë e frikësojnë

13:19, 22/09/2022

Shoqata e Sindikalistëve në Ministrinë e Jashtme, ka protestuar para kësaj ministrie, duke thënë se po përballen me presione, shantazhe dhe kërcënime nga menaxhmenti i Ministrisë.

Nga kjo protestë u kërkua të ndërpritet menjëherë largimi i dhunshëm diplomatëve të Republikës së Kosovës.

“Në këtë institucion nuk ekziston ambient i sigurt – i përshtatshëm për punë dhe mbrojtjen e integritetit fizik e moral të zyrtarëve. Shoqata Sindikale kërkon që menjëherë të kthehet rendi kushtetues dhe ligjshmëria në shërbimin e jashtëm të Kosovës. Të shfuqizohet rregullorja 1 thye 2021 për rregullimin dhe sistematizimin në MPJ. Kërkojmë të nxirret ligji i ri për shërbimin e jashtëm, që ka qenë në plan. Të ndërpritet sulmi ndaj aktivitetit sindikal, gjegjësisht ndaj kryetarit Agron Maloku dhe të shfuqizohet vendimi për largimin e dhunshëm të tij dhe kolegëve të tjerë”, tha ai

“Një tendencë që t’i mohohet e drejta dhe të mohohen kuadrot, është e papranueshme. Së fundmi kemi një lëvizje ndaj kryetarit të shoqatës, Agron Maloku, duke e larguar nga detyra pasi ka pritu me lexu ligjin para se ta largonte”, tha një tjetër protestues nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

“I bëjmë thirrje ministres që t’i ndalë këto përndjekje. Shpresoj dhe besoj që kjo të jetë hera e fundit dhe ti themi stop një diskursi përndjekës ndaj kuadrove që kanë merita të jashtëzakonshme jo vetëm në diplomaci por edhe në zhvillimin e administratës në përgjithësi” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco