Lekaj: Qeveria e Kosovës të ulë tensionet karshi sindikatave

Lekaj: Qeveria e Kosovës të ulë tensionet karshi sindikatave

12:55, 22/09/2022

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, duke folur për grevën e përgjithshme në Kosovë, e cila ka filluar në fund të muajit gusht ka thënë se nuk është momenti që SBASHK-u dhe sindikatat tjera të goditën në forma të ndryshme.

Lekaj gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të ulet tensionet karshi sindikatave dhe të gjejnë zgjidhje.

“Edhe në Kosovë, sindikatat kanë bërë një punë të shkëlqyer ku në secilin qeveri, sindikatat kanë qenë zë i fuqishëm. Nuk është momenti që SBASHK dhe sindikatat tjera të goditën në forma të ndryshme. Andaj ju bëj thirrje qeverisë që të ulin tensionet”, ka thënë Lekaj.

Ai po ashtu tha se qeveria dhe të gjithë ata që janë në politik duhet të kuptojnë që shteti po përjeton ngërc.

“Mendoj që nuk kemi kohë për të humbur pasi janë duke pësuar nxënësit që janë e ardhmja e Kosovës. po pësojnë prindërit, të gjithë qytetarët janë duke pësuar pasi kanë nevojë për të kryer punët e tyre nëpër institucione”, u shpreh ai.

Gjithashtu Lekaj theksoi se grevat e sindikatave në Kosovë ka bërë jehonë kudo.

“Drejtoresha e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, Susan flocken ka shprehur mbështetjen e fuqishme për sindikatën”, tha ai. 

Deputeti Lekaj u shpreh se është koha që të bëhet një zgjidhje.

“U bë mjaft me kokëfortësi ku palët fajësojnë njëra-tjetrën dhe nuk ka zgjidhje, është koha që qeveria të bëjë zgjidhje. Prandaj, iu bëjë thirrje që të plotësoni kërkesat e sindikatave dhe shteti në kthehet në normalitet sa i përketë funksionimit të administratës shtetërore dhe vazhdimit të mbajtjes së mësimit në shkollat dhe çerdhet e Kosovës. E vetmja adresë që mund të bëjë zgjidhje është kryeministri i Kosovës dhe askush tjetër”, u shpreh tutje ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco