Hoxhaj i PDK-së kërkon zgjidhje kalimtare për grevën në arsim: Për tre muaj do të kushtojë 24-25 milionë euro

Hoxhaj i PDK-së kërkon zgjidhje kalimtare për grevën në arsim: Për tre muaj do të kushtojë 24-25 milionë euro

13:02, 22/09/2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha sot në Kuvendin e Kosovës se është shumë e dëmshme humbja e këtyre ditëve të mësimit, ndërsa kërkoi nga Qeveria të mundësojë një zgjidhje kalimtare deri në miratimin e Ligjit për pagat.

Ai në debatin parlamentar për grevën në arsim tha se Kosova është një vend që ka problem edhe me kalendarin shkollor, pasi ka pak ditë mësimi, ndërkaq sipas tij në vend që të ketë debat se çfarë kalendari shkollor duhet të jetë nuk po ka konsensus as për daljen nga greva.

“Duhet një zgjidhje kalimtare për ta tejkaluar situatën… Dhe një zgjidhje kalimtare sipas kalkulimeve të kolegëve nga fusha e ekonomisë për tre muaj do të ishte 24-25 milionë. Për katër muaj 32 milionë.

Unë po ju ftoj juve për një zgjidhje kalimtare sepse prej janari, shkurti do të duhej të hyjë në fuqi Ligji për pagat…”, tha Hoxhaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco