Hoxhaj: Kurti s’ka nevojë ta luajë rolin e të fortit në raport me sindikatat

Hoxhaj: Kurti s’ka nevojë ta luajë rolin e të fortit në raport me sindikatat

12:58, 22/09/2022

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka kritikuar qeverinë për gjendjen në arsim.

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme, ai i tha kryeministrit Albin Kurti, të mos e luajë rolin në raport me sindikatat, e as me opozitën.

“Jemi në shtator dhe i kemi 22 ditë humbje të mësimit. S’po flas sot si deputet, jemi prindër që kemi nxënës në shkolla publike dhee dimë sesa e dëshmshme është humbja e këtyre javëve të para të vitit shkollor”.

“Kryeministri Kurti ka thënë këtu në kuvend që arsimi është prioritet, fakti që nuk po ka vullnet që të kërkojë konsensus me sindikatën tregon goxha shumë ku jemi në shtatorin e vitit 2022. I bëj thirrje që të bisedoj me sindikatën dhe mësimdhënësit”, tha ai.

“Nuk e kemi ftuar këtë seancë për një grusht votash, por për faktin që është një gjendje alarmante dhe nuk dihet kur përfundon. E ftoj kryeministrin Kurti që s’ka nevojë ta luajë rolin e të fortit në raport me sindikatat, as me opozitën, por ta kuptoj në thelb se si duket procesi demokratik. Nëse nuk dialogon me sindikatën, është politikë e nënshtrimit”, tha Hoxhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco