Dëshmia në Polici: Ervis Martinaj është rrëmbyer dhe vrarë

Dëshmia në Polici: Ervis Martinaj është rrëmbyer dhe vrarë

09:39, 22/09/2022

Detaje të tjera kanë dalë në dritë për fatin e bosit të lojërave të fatit, ku sipas një burimi, Ervis Martinaj është rrëmbyer dhe vrarë. Sipas të njëjtit informacion, dyshohet se ai është nxjerrë në pritë nga një femër.

“Më datë 10 gusht 2022 shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë marrë informacion nga një burim konfidencial se shtetasi Ervis Mustafa Martinaj i datëlindjes 6 tetor 1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij pasi është tradhtuar dhe nxjerrë në pritë nga një femër në proces verifikimi. Sipas të dhënave të administruara në rrugë operative, dyshohet se Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë nga persona të paidentifikuar”, ka thënë burimi në polici.

Kjo është makina që përdorte Ervis Martinaj. Ajo është gjetur në pranë një karburanti në rrugën Durrës-Kukës, po nuk dihet se çfarë u gjend brenda saj.

Një video ka treguar lëvizjet e fundit të Ervis Martinaj, pak para se të zhdukej pa lënë gjurmë e ku askush nuk di për fatin e tij. Videoja e sjellë nga gazetarja Klodiana Lala është filmuar në momentin teksa Martinaj është parë duke u futur në një hotel në qytetin e Durrësit.

Ai shoqërohej nga agjenti i Forcave Operacionale, Jeton Lami si edhe me një vajzë të re, që thuhet se është pjesë e showbizit shqiptar. Sipas dosjes, videoja është filmuar në datën 5 gusht në orën 21:15. Lami ka hyrë i pari në hotel, ka rezervuar dhomën në emrin e tij ku ka lënë edhe numrin e telefonit dhe më pas është larguar nga aty, për t’u kthyer të nesërmen e për të marrë me makinë Martinajn dhe vajzën që e shoqëronte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco