Në mungesë kuorumi, Kuvendi nuk miraton Projektligjin për deklarim të pasurisë

Në mungesë kuorumi, Kuvendi nuk miraton Projektligjin për deklarim të pasurisë

14:05, 06/07/2022

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar sot punimet e seancës plenare, por nuk ka pasur kuorum për ta miratuar në lexim të dytë Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, dhe as raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021.

Në rend dite në seancën e sotme janë edhe shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, si dhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco