Organizohet ekspozitë me fotografi 'Xhamitë e Kosovës'

Organizohet ekspozitë me fotografi 'Xhamitë e Kosovës'

13:24, 06/07/2022

Sot, në orën 18:00, në oborrin e xhamisë “Jashar Pasha” në Prishtinë, do të hapet ekspozita me fotografi nga konkursi “Xhamitë e Kosovës”, i organizuar nga Bashkësia Islame të Kosovës.

Në këtë eveniment do të marrë pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, juria profesionale, pjesëmarrësit e konkursit etj.

Në këtë ekspozitë do të ekspozohen 204 fotografi pjesëmarrëse në këtë konkurs, si dhe fotografitë fituese të përzgjedhura nga juria profesionale.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri të premten, më 8 korrik 2022, në orën 15:00.

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco