Ligji për qasje në Dokumentet Publike i nënshtrohet vlerësimit

Ligji për qasje në Dokumentet Publike i nënshtrohet vlerësimit

13:17, 06/07/2022

Ligji për Qasje në Dokumentet Publike do të vlerësohet së shpejti. Lajmin e ka konfirmuar në një postim, Mentor Borovci, shkruan Syri.net Kosova.

 “Me koleget e Zyrës Ligjore në ZKM patëm kënaqësinë që dje të takojmë kolegen dhe miken tonë znj. Krenare Sogojeva - Dermaku - Komisionere për Informim dhe Privatësi.

Zyra ligjore ka pasë kënaqësinë që të jetë hartuese e Projektligjit për Qasjen në Dokumentet Publike dhe Projektligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, tani që të dyja ligje në fuqi zbatimi i të cilave monitorohet nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

U dakorduam me Komisioneren që të fillohet procesi i kryerjes së Vlerësimit Ex-Post të Ligjit për Qasje në Dokumentet Publike, në pajtim me standardet më të mira të kësaj metodologjie në një proces sa më gjithpërfshirës.”, ka shkruar Borovci në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco