Deputetët e VV-së vizitojnë policët e plagosur në Skenderaj

Deputetët e VV-së vizitojnë policët e plagosur në Skenderaj

12:33, 06/07/2022

Deputetët e VV-së, Arbër Rexhaj dhe Mefail Bajqinovci kanë vizituar në spital dy policët e plagosur para disa ditësh në Skenderaj.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci me anë të një postimi në Facebook.

Bajqinovci ka thënë se vizitë është bërë në cilësinë e deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje.

Postimi i plotë i Bajqinovcit:

Në cilësinë e deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, së bashku me kolegun tim Arber A. Rexhaj vizituam policët e lënduar në Qendrën Klinike Universitare, të cilit i uruam shërim të shpejtë!

Njëri nga dy policët e lënduar në Skënderaj ishte liruar nga QKUK për trajtim në shtëpi.

Uniforma e shtetit duhet të respektohet!. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco