Kurti takohet me drejtorin e hebrenjve në Amerikë, flasin për bashkëpunim Kosovë-Izrael

Kurti takohet me drejtorin e hebrenjve në Amerikë, flasin për bashkëpunim Kosovë-Izrael

12:06, 06/07/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Greqi, është takuar me drejtorin ekzekutiv të Komitetit Amerikan-Hebraik, David Harris.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra për Komunikim Publik të Kryeministrisë, thuhet se Harris e Kurti kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit.

Gjatë takimit, Harris e ftoi Kurtin për një vizitë në Izrael, njofton ZKM

“Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet në vendin tonë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit. Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik e ftoi Kryeministrin Kurti për vizitë në Izrael”, thuhet në komunikatë.

Në takim u fol edhe për situatën gjeopolitike në rajonin tonë, ku u theksuan përpjekjet e Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, Harris e Kurti diskutuan për zhvillimet rajonale e globale pas invazionit dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe ndikimin e pasojat në ekonomi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco