Instituti amerikan IRI së fundmi ka publikuar sondazhin rajonal për vendet e Ballkanit Perëndimor për vitin 2022.
Në mesin e shumë pyetjeve që ky institut ka parashtruar për qytetarët e vendeve të Ballkanit ishte edhe se çfarë mendimi kanë për liderët botërorë dhe rajonal, apo kënd e kanë më të favorizuar.
65% e qytetarëve të Kosovës janë përgjigjur që më shumë e favorizojnë presidentin amerikan Joe Biden, pas tij i dyti renditet presidenti turk Recep Tayyip Erdogan me 40% i cili ndanë të njëjtën përqindje me kryeministrin Albin Kurti.
Sondazhi është realizuar në kuadër të qendrës së institutit “Center for Insights in Survey Research” nga Ipsos Stregic Marketing, nga 30 dhjetori e deri me 20 shkurt.
Të dhënat janë mbledhur me metodën e intervistimit të qytetarëve në shtëpitë e tyre.
Poashtu në sondazh janë përfshirë të gjitha zonat (urbane/rurale) dhe të gjitha grupet etnike.
Në Kosovë janë intervistuar 1520 respodentë dhe margjina e gabimit mund të jetë deri në 2.9 për qind.
“Institutit Republikan Ndërkombëtar” (IRI), është një institut amerikan jo profitabil dhe që është i përkushtuar në avancimin e lirisë dhe demokracisë në botë duke ndihmuar akterët politikë, partitë politike dhe të tjerë të përfshirë në qeverisje që të merren më shumë me çështje substanciale.
© SYRI.net