Blerim Latifi i reagon Përparim Ramës për mbeturinat

Blerim Latifi i reagon Përparim Ramës për mbeturinat

08:25, 06/07/2022

Blerim Latifi ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama në lidhje me situatën e mjerueshme të bërllogut, shkruan Syri.net Kosova.

Ai në një postim në Facebook ka krahasuar Ramën me kryetarin paraprak, Shpend Ahmeti, duke shkruar se ndonëse sipas tii ka qenë i dobët, megjithatë mbeturinat janë hequr çdo ditë.

Postimi i plotë:

Boll i dobët ka qenë Shpend Ahmeti, por në kohën e tij mbeturinat janë hequr çdo ditë. Ky pasardhësi i tij, siç po duket, as që po lodhet për këtë punë. Thua se nuk vjen nga përvoja e Londrës, por e Somalisë a e Bangladeshit. Nëse vazhdon kështu, pas katër vitesh, të jeni të sigurtë se në raport me të Shpend Ahmeti do të duket yll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco