Protesta e dhunshme në Shkup, reagon presidenti maqedonas

Protesta e dhunshme në Shkup, reagon presidenti maqedonas

00:00, 06/07/2022

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Penderovski, ka reaguar pas protestës së dhunshme para Kuvendit maqedonas.

Ai e ka dënuar dhunën e protestuesve dhe ka thënë se dhuna nuk duhet të shërbej si mjet në demokraci.

Penderovski për sonte kishte paralajmëruar një intervistë për televizionin shqiptar RTV21 por e cila ishte anuluar.

Ai ka shkruar se kjo intervistë u anulua për shkak se televizioni është afër ndërtesës së kuvendit dhe për shkak të masave në komunikacion nuk ka mundur të zhvillohet.

“Intervista e sotme në TV21 u shty për shkak se rreth televizionit që gjendet në afërsi të Kuvendit u vendos regjim i posaçëm i komunikacionit.

Me këtë rast dua të dënoj dhunën si metodë në politikë që nuk duhet të ketë vend në demokracitë moderne”, ka shkruar presidenti Penderovski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco