Bie niveli i ujit në liqenet e Kosovës, paralajmërohen reduktime

Bie niveli i ujit në liqenet e Kosovës, paralajmërohen reduktime

23:50, 05/07/2022

Liqeni i Badovcit këto ditë ka rënë 7.9 metra nën nivelin maksimal, derisa ai i Batllavës 1.52 metra. Të dy këto liqene janë burime prej ku furnizohet me ujë zona e kryeqytetit.

Situata po cilësohet shqetësuese nga kompania e ujësjellësit që paralajmërojnë edhe reduktime.

Por, pas këtyre dy javëve të nxehta gjendja nëpër liqene mund të zbutët pak, nisur nga kjo fillim jave.

Konsumi i ujit mund të shtohet edhe më shumë pas vendimit të Qeverisë që obligoi gastronominë të shërbejë atë çdoherë. Bizneset hoteliere janë detyruar të bëjnë edhe zgjidhje të tjera.

KRU “Prishtina” apelon për kursim të ujit të pijshëm dhe që i njëjti të mos përdoret për ujitje dhe nevoja komerciale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco