Vdes 63 vjeçari që u vetaksidentua para një muaji në Llozicë të Malishevës

Vdes 63 vjeçari që u vetaksidentua para një muaji në Llozicë të Malishevës

23:37, 05/07/2022

Një burrë ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një vetaksident që ka ndodhur më 5 qershor në fshatin Llozicë të komunës së Malishevës.

I ndjeri është i moshës 63 vjeçare.

Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Me datë 05.06.2022 rreth orës 18:45 në fshatin Llozicë-Malishevë ka ndodhur një vetaksident trafiku. Njësia e Rajonale e Komunikacionit Rrugor, DRP-Gjakovë ka dalë në vend-ngjarje ku si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Sot rreth orës 10:00 policia është njoftuar se i lënduar në aksident ka ndërruar jetë. Është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pa jetë dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion” – tha Elezaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco