Kamberi: Reciprocitet mes Luginës dhe serbëve të Kosovës

Kamberi: Reciprocitet mes Luginës dhe serbëve të Kosovës

22:35, 05/07/2022

Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, i cili u zgjodh deputet, përfaqësues i “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës”, pas tentativës së pestë, që ishte një dramë e vërtetë i rizgjedhjes së tij si deputet në Parlamentin e Serbisë, që, ndonëse zë i vetëm, prezenca e tij si deputet do të ketë rëndësinë e vet, sidomos kur të kihen parasysh fjalimet e tij në Parlamentin serb, duke ngritur zërin për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

“Është një dramë e vërtetë, veçmas na kanë motivuar dy partitë e mëdha që qeverisin në Serbi që edhe ne të mobilizohemi si koalicion i shqiptarëve, por edhe zgjedhësit tanë”, tha deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, në “Zona e Parlamentit”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Tutje ai foli për, siç e quajti ai, sagën  zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku u përsërite pesë herë radhazi.

“Ne kishim siguruar afro 9600 vota në raundin e parë, më 3 prill, por që na mungonin diku rreth 390 vota për të kaluar pragun natyror, siç e quan ligji në Serbi. Mandej rivotimi në njësin nr 6 që u shndërrua në një sagë ku për të pestën herë na solli 698n vota në herën e fundi që ihte mjaftueshëm për të vazhduar mandatin e deputetit, për të vazhduar betejën politike brenda Parlamentit të Serbisë”, deklaroi, mes tjerash, deputeti Kamberi.

Më tej, ai përmendi faktin se qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës janë të diskriminuar pavarësisht faktit që nga përfundimi i luftës së UÇPMB-së, më 2001 ekzistojnë tri marrëveshje me Beogradin që kanë për qëllim avancimin e të drejtave të shqiptarëve, por që Serbia, edhe pse i ka firmosur, nuk po i zbaton, por që shfaqi shpresën se Beogradi zyrtar do të detyrohet të respektojë marrëveshjet e arritura, duke parë gjendjen aktuale në rajon e botë, që zëri i shqiptarëve të dëgjohet edhe kësaj radhe.

Deputeti i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, tregoi për betejën e mundimshme, sidomos në raundin e katërt, ku Partia Socialiste e Serbisë kishte angazhuar persona me synimin e qartë që të provokojnë incidente në Luginë të Preshevës, për të mos arritur ta marrim mandatin e deputetit. Por, siç u shpreh ai, falë angazhimit të komisionerëve shqiptarë, u arrit të mbrohet vota shqiptare atje.

Kamberi: Serbia me masivizimin e adresave ka shkaktuar pastrim etnik në Medvegjë

Më tej Kamberi foli për qasjen ndaj qeverisjes së re të Serbisë karshi shqiptarëve në Serbi, veçmas në respektimin e të drejtave tona, në aspektin e realizimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani, në aspektin e integrimit të rajonit dhe të zhvillimit ekonomik, të njohjes së diplomave dhe të problemeve tjera që po ballafaqohet popullsia vendase, që në masë të madhe po shkakton migrimin e saj jashtë vendit, pastaj çështja e pasivizimit të adresave, që në Medvegjë ka shkaktuar një pastrim etnik.

Kamberi u shpreh mirënjohës ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për mbështetjen që i kanë dhënë në betejën e tij për t’u zgjedhur deputet në Parlamentin e Serbisë.

Ndërkaq lidhur me dialogun Kosovë- Serbi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se nuk beson në arritjen e marrëveshje përfundimtare pa u trajtuar edhe çështja e Luginës së Preshevës.

“Në marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës e Serbisë pashmangshëm do të jetë edhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndryshe marrëveshja do të jetë gjysmake”, tha Kamberi.

“Serbia është ajo që prolongon dialogun, jo Kosova”, tha ai.

Kamberi: Siguria në rajon e brishtë

Kamberi foli edhe për sigurinë jo vetëm në Serbi, por edhe në rajon.

 “Sa përket sigurisë, sidomos tani pas luftës në Ukrainë, Serbia ka shumë baza që quhen “Zona Tokësore e Sigurisë”, që nënkuptonte zonën kufitare mes Kosovës e Serbisë, zonë e banuar me shqiptarë përgjatë kufirit mes Kosovës e Serbisë, ndaj konsideroj se siguria është e brishtë. Pastaj kemi parë që Serbia vazhdimisht po armatoset”, shtoi Kamberi.

Kamberi: “Ballkani i Hapur”, nismë rajonale ku do të duhet të jetë edhe Kosova, por si shtet i barabartë

Mes temave të shumta Kamberi foli edhe për “Ballkanin e Hapur”, që ka mbështetje nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut, por jo nga Kosova. Kjo, sipas tij, në nismat rajonale duhet përfshirë i gjithë rajoni, që edhe Kosova duhet të trajtohet si shtet.

Kamberi në fund foli për ndihmat që qeveria e Kosovës ka ndarë 2 milionë euro për shqiptarët e Luginës së Preshevës, që beson se deri në fund të vitit do të realizohet, por që, siç u shpreh ai,duhet një program i vazhdueshëm, jo veprim “Ad hoc”.

Ndërkohë bëri thirrje institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë që të kenë vëmendjen te Lugina e Preshevës edhe përmes investimeve infrastrukturore që të përafrojnë Luginën me Kosovën dhe Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco