Osmani: Ulëse e përuruar si sinonim i miqësisë Kosovë-Slloveni

Osmani: Ulëse e përuruar si sinonim i miqësisë Kosovë-Slloveni

22:00, 05/07/2022

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se miqësitë e veçanta në mes të njerëzve, popujve e shteteve gjithnjë e gjejnë mënyrën për t’u përjetësuar.

Osmani ka shkruar në Facebook se një ulëse e përuruar së bashku me presidentin slloven Borut Pahor në parkun e Kështjellës Kromberk në Nova Goricë është tashmë simbol i miqësisë së fortë ndërmjet Kosovës e Sllovenisë, e cila daton prej viteve të 90-ta.

“Kjo ulëse do të shërbejë përherë si sinonim i miqësisë së palëkundur në mes të vendeve tona, teksa shqiptarët që jetojnë në këtë komunë do të jenë gjithnjë urë lidhëse ndërmjet dy popujve tanë. Në po të njëjtën frymë që promovon sot kjo ulëse e miqësisë, do të punojmë fort që Kosova krahas Sllovenisë së shpejti ta ketë një ulëse edhe në BE, ku së bashku do t’i përfaqësojmë vlerat e përbashkëta evropiane”, ka thënë ajo.

Image

Presidentja Osmani, e cila po qëndron në Slloveni një ligjëratë të organizuar nga Qendra për Perspektivën Evropiane dhe Bled Strategic Forum në Slloveni, ka folur për liberalizimin e vizave, proces ky të cilit nuk po i dihet fundi.
Osmani ka thënë se Kosova po pret nga Bashkimi Evropian t’i japë fund këtij procesi, pasi “i kemi plotësuar të gjitha kushtet”.

Sipas saj, janë disa “zëra të vetmuat” në BE, të cilët po kërkojnë që procesi të kthehet në zero për rivlerësim. Por, ajo ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme për Kosovën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco