Zbardhen detaje nga vizita e Presidentit Ilir Meta në Ljubjanë ku takoi homologun e tij Borut Pahor. Agjencia shtetërore e lajmeve sllovene 'STA' bën me dije se dy presidentët folën për çështjen e integrimit në BE.
“Te dy presidentët folën mbi rëndësinë e zgjerimit të BE me Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë Presidenti Pahor doli kundër idesë së krijimit të “komunitetit politik” , i cili nuk e sheh Ballkanin si pjese e BE” , thuhej në lajmin e “STA”.
Nga ana tjetër Presidenti Meta shkruan në rrjete sociale se ka falenderuar homologun e tij për mbështetjen e madhe dhe të palëkundur për hapjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
© SYRI.net