Hoxhaj pas drekës në rezidencën e Hovenier: Mbështetja amerikane dhe evropiane e solli pavarësinë

Hoxhaj pas drekës në rezidencën e Hovenier: Mbështetja amerikane dhe evropiane e solli pavarësinë

20:39, 05/07/2022

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka treguar për takimin e dytë të Ekipit të Unitetit, me ftesë të ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier. 

Mysafir në këtë takim ishte edhe ish-këshilltari i Ahtisaarit, tani Nënsekretar i Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Finlandës, Kai Sauer.

Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një fotografi nga takimi, dhe ka thënë se mbështetja amerikane dhe evropiane e uniteti politik mbipartiak si përfaqësim i vullnetit të popullit, solli pavarësinë.

“Mbështetja amerikane dhe evropiane e uniteti politik mbipartiak si përfaqësim i vullnetit të popullit, solli pavarësinë! Me ftesë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey M. Hovenier, u takuam sërish bashkë, pjesëmarrësit në negociatat e Vjenës për pavarësinë e Kosovës për ta nderuar Kai Sauer, Nënsekretar i Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Finlandës.”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai tutje tha se Kosova u është mirënjohës përgjithmonë dy miqve për rolin historik në këtë kohë, kur Kosova kishte më së shumti nevojë për përkrahje ndërkombëtare!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco