Situatë e rëndë nga zjarret në Athinë, angazhohen 7 helikopterë

Situatë e rëndë nga zjarret në Athinë, angazhohen 7 helikopterë

20:35, 05/07/2022

Vijon të jetë e rënduar prej më shumë se 24 orësh situata e zjarreve në Athinë dhe rrethinat e saj.

Mësohet se flakët, të ndihmuara dhe nga era, janë përhapur me shpejtësi dhe kanë djegur një sipërfaqe të madhe me pyje e shkurre dhe madje dhe një shtëpi.

Më e rënduar situata raportohet të jetë në Mytikas, Porto Germenos dhe Alepohor, ku janë evakkuar qindra banorë.

Më shumë se 130 zjarrfikës po luftojnë me flakët, ndërkohë që për të ndihmuar në fikjen e tyre janë angazhuar dhe 7 helikopterë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco