Presidentja në Slloveni: Takimi me mërgatën, sjell gjithmonë emocione të veçanta

Presidentja në Slloveni: Takimi me mërgatën, sjell gjithmonë emocione të veçanta

19:59, 05/07/2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për vizitë në Slloveni, ku është takuar me mergimtarë.

Ajo thotë se takimet me mërgatën i çmon shumë, ngase i sjellin gjithmonë emocione të veçanta.

“Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta. Gjatë vizitës në Slloveni zhvillova një bashkëbisedim të këndshëm me mërgatën tonë të çmuar, e cila është shpirti dhe zemra e Kosovës”, shkroi presidentja në Facebook.

Osmani e konsideron pasuri mërgatën e Kosovës.

“Për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar. Përtej kontributit financiar, mërgata po luan rol më rëndësi në zhvillimin e Kosovës, por edhe në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në vendet ku jetojnë.” 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco