Paralajmërohen 'skenarë ferri' në mbrëmje nga protestat opozitare në Maqedoninë e Veriut

Paralajmërohen 'skenarë ferri' në mbrëmje nga protestat opozitare në Maqedoninë e Veriut

17:51, 05/07/2022

Vijojnë protestat e partisë opozitare VMRO-DPMNE kundër qeverisë në Maqedoni të Veriut për të mos pranuar propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.

Manifestimit pritet që t’i shtohen shumë mbështetës gjatë mbrëmjes së sotme. 

Qeveria e Shkupit është informuar nga Ministria e Brendshme se sonte mund të ketë skena të shumta dhune, ndërsa flitet dhe për “skenarë ferri”.

Një informacion të tillë e konfirmoi vetë kryeministri Dimitar Kovaçevski. 

Ky i fundit u bëri thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës për protesta paqësore.

“Skenat e dhunës nuk i kanë hije një vendi anëtar të NATO-s”, u shpreh ai. 

Ndërkohë, ministria e brendshme e Maqedonisë së Veriut është përgatitur për protestat e sotme dhe ka gati një plan operativ për neutralizimin e personave të dhunshëm. 

Madje ka shtuar dhe prezencën policore pranë institucioneve të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco