Është varrosur gazetarja dhe aktorja e teatrit “Qëndresa” në Fushë Kosovë, Teutë Tmava.
Agjencia e Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dërguar telegram ngushëllimi familjarëve dhe të afërmve për vdekjen e gazetares.
AGK tha se Tmava do të kujtohet si një gazetare shembull që shërbeu me korrektësi dhe pasion për profesionin.
“Me trishtim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetares, Teutë Tmava. Tmava do të kujtohet si një gazetare shembull që shërbeu me korrektësi dhe pasion për profesionin, andaj edhe do të lë gjurmë të përhershme në fushën e gazetarisë. Në emër të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe komunitetit të gazetarëve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
© SYRI.net