Auditorja e Përgjithshme: 67 raste me elemente potenciale për kryerjen e veprave penale

Auditorja e Përgjithshme: 67 raste me elemente potenciale për kryerjen e veprave penale

17:23, 05/07/2022

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, të martën ka mbajtur konferencë për media.

Znj. Spanca, ka bërë me dije se nga analizimi i 80% të raporteve të publikuara të auditimit kemi identifikuar 67 raste me elemente potenciale për kryerjen e veprave penale, bazuar në kompetencat ligjore për të gjitha këto raste është njoftuar Prokurorin e Shtetit, i cili ka njoftuar se çështjet e raportuara i ka adresuar tek kryeprokurorët e shtatë prokurorive themelore në nivel vendi. 

Po ashtu, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka informuar gazetarët se me publikimin e Raportit Vjetor të Auditimit për buxhetin e shtetit për vitin 2021,  mbyllet cikli i auditimeve të detyrueshme sipas ligjit. Znj. Spanca ka shtuar se auditimi për buxhetin vjetor të shtetit është në proces dhe siç është e përcaktuar edhe me ligj do të publikohet më së voni deri me 31 gusht 2022.

Në këtë konferencë kanë qenë të pranishëm edhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Qerkin Morina, Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Naser Arllati,  Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Emine Fazliu, Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Zukë Zuka,  si dhe Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Myrvete Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco