Vrasja e para dy vjetëve në Ferizaj, të enjten Gjykata e shpall vendimin

Vrasja e para dy vjetëve në Ferizaj, të enjten Gjykata e shpall vendimin

16:48, 05/07/2022

Gjykata Themelore në Ferizaj të enjten do të shpallë aktvendimin ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e para dy vjetëve në Ferizaj.

“Ju njoftoj se më 7 korrik 2022 me fillim nga ora 10:30, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale kundër të pandehurve L.M., E.B., dhe A.B., të akuzuar për shkak të veprës penale vrasja e rëndë”, ka njoftuar Gjykata.

Në shtator të 2020-s një 24 vjeçar kishte vdekur pas plagëve të marra nga therja me thikë.

Tre të dyshuarit L.M., E.B., dhe A.B që nga ajo kohë po qëndronin në paraburgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco