Hovenier pret sërish në rezidencën e tij Ekipin e Unitetit, këtë herë i bashkohet edhe ish-këshilltari i Ahtisarit

Hovenier pret sërish në rezidencën e tij Ekipin e Unitetit, këtë herë i bashkohet edhe ish-këshilltari i Ahtisarit

16:26, 05/07/2022

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mbledhur për drekë në rezidencën e tij “Grupin e Unitetit”, që ishte i përfshirë direkt në procesin e fazës para pavarësisë së Kosovës.

Aty i ftuar ka qenë edhe Kai Sauer, i cili ka qenë ish-këshilltar i Ahtisarit gjatë procesit të negociatave të Vjenës, që kanë pasur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, derisa aktualisht është nënsekretar i Finlandës për Punë të Jashtme dhe Siguri.

Përmes një postimi në Twitter, ambaadori amerikan ka folur për punën e tyre atë kohë.

“Ne diskutuam për punën punën tonë kolektive në 2006-07 dhe përkushtimin tonë për suksesin e vazhdueshëm të Kosovës”, ka shkruar diplomati amerikan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco