Kompania 'Pastrimi' fillon grumbullimin e mbeturinave pas pesë ditëve bllokim

Kompania 'Pastrimi' fillon grumbullimin e mbeturinave pas pesë ditëve bllokim

15:03, 05/07/2022

Nga sot janë hapur deponitë nga ana e KMDK-së dhe kompania “Pastrimi” vazhdon grumbullimin e mbeturaneve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj kompanie, Arbnore Ademi.

“Nga sot janë zhbllokuar depot dhe presim nga qytetarët mirëkuptim derisa të stabilizohet gjendja”, ka thënë ajo.

Kompania “Pastrimi më 1 korrik”, kishte njoftuar se për shkak të mbylljës së deponisë nga ana e KMDK-së, kamionat e Kompanisë “Pastrimi” nuk munden të zbrazen.

Prishtina njihet për ambient të papastër e për këtë shpesh janë kritikuar kryetarët e komunave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco