Komuna e Drenasit ngushëllon familjen e njëvjeçares që u mbyt dje në një pishinë

Komuna e Drenasit ngushëllon familjen e njëvjeçares që u mbyt dje në një pishinë

12:55, 05/07/2022

Komuna e Drenasit ka ngushëlluar familjen Zymeri nga Likoshani që pasditen e djeshme u mbyt vajza e tyre njëvjeçare në një pishinë.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i komunës nëpërmjet një telegrami i shprehin ngushëllimet me të sinqerta familjes Zymeri nga Likoshani, njofton Klankosova.tv.

“Më dhimbje të thellë, stafi i Komunës, ka marrë lajmin tragjik, për jetën e humbur aksidentalisht të fëmijës i cili sipas informacioneve në media humbi jetën në pishinë, ishte lajm tronditës për gjithsecilin nga ne, është humbje e madhe jo vetëm për familjen por për gjithë qytetarët e Komunës sonë. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymeri për humbjen e madhe”, thuhet në ngushëllimin nga kryetari Lladrovci dhe stafi i Komunës së Drenasit. Ngushëllime familjes”, thuhet në telegramin e tyre të ngushëllimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco