'Fontana me ujë në Kuvend', Fitore Pacolli i përgjigjet Vlora Çitakut

'Fontana me ujë në Kuvend', Fitore Pacolli i përgjigjet Vlora Çitakut

12:29, 05/07/2022

Fitore Pacolli, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje i është përgjigjur nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për deklaratën ironizuese me pushtetin  e Albin Kurtit.

“Nga një program zgjedhor i cili ishte fontanë dëshirash, përfunduam me propozime për fontanë uji në Kuvend”, ka thënë Çitaku të martën në Facebook, duke iu referuar idesë për furnizim me ujë në Kuvend.

E më pas erdhi përgjigja nga Pacollit.

“Nga deklaratat për fuqizim të shtetit të Kosovë në kontrata për ndarjen e shtetit të Kosovës”, është përgjigjur deputetja e pushtetit.

“Kaq për nënkryetaren e PDK-së”, ka mbaruar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco