Policia arreston një person, një tjetër në kërkim për posedim dhe shitje të substancave narkotike

Policia arreston një person, një tjetër në kërkim për posedim dhe shitje të substancave narkotike

11:52, 05/07/2022

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Gjilan, kanë takuar një motoçikletë (skuter) pa targa ku me ti vërejtur policinë i dyshuari B. M. i njohur për policinë e hedh në tokë një çantë krahu e lenë motoçikletën  dhe arrin të largohet në drejtim të pa njohur. Afër rrugës ka qenë e parkuar edhe një veturë Golf VI me targa vendore në të cilën kanë qenë dy persona të dyshimtë M. H.(1993) dhe L. S. (1996).

Tutje në njoftimin e saj PK-ja shton se, hetuesi e drogës që veprojnë në këtë qytet kanë filluar te merren me rastin ku është bërë edhe matja e dëshmive të gjetura: 0.8 gram cigare e mbështjellë (gjoint), Një qese me 34.1 gram e dyshuar si mariuhanë,  Brenda çantës së hedhur në tokë nga i dyshuari B.M.(1994) janë gjetur 16 paketime me peshë të përgjithshme prej 29.1 gram, shkruan lajmi.net.

Me tej, shtohet se, i dyshuari M.H është ndaluar për 48 orë. Ndërsa është urdhëruar që i dyshuari tjetër B.M është i cili është në arrati të arrestohet. Sa i përket të dyshuarit L.S është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Arrestim i të dyshuarve për ‘Blerja, posedimi dhe shitja e pa autorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike’’

Gjilan, 05 Korrik 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti për Reagim të Shpejtë, (Nj.R.Sh)  në Gjilan me datë 04.07.2022 rreth orës 19:45 përderisa kanë qenë duke patrulluar në lagjen “Arbëria”, kanë takuar një motoçikletë (skuter) pa targa ku me ti vërejtur policinë i dyshuari B. M. i njohur për policinë e hedh në tokë një çantë krahu e lenë motoçikletën  dhe arrin të largohet në drejtim të pa njohur. Afër rrugës ka qenë e parkuar edhe një veturë Golf VI me targa vendore në të cilën kanë qenë dy persona të dyshimtë M. H.(1993) dhe L. S. (1996).

Janë thirrë hetuesit e njësitit antidrogë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik që veprojnë në Gjilan të cilët kanë filluar të merren me rastin, është bërë edhe matja e dëshmive të gjetura:

0.8 gram cigare e mbështjellë (gjoint),
Një qese me 34.1 gram e dyshuar si mariuhanë
Brenda çantës së hedhur në tokë nga i dyshuari B.M.(1994) janë gjetur 16 paketime me peshë të përgjithshme prej 29.1 gram,

Janë bërë testet fushore dhe ka rezultuar pozitiv të llojit marihuanë, substanca narkotike është konfiskuar si provë materiale për gjykatë. Vetura “Golf 6” me targa vendore dhe “Skuteri” pa targa janë tërhequr nga ana e policisë në Gjilan.

Prokurori i shtetit  ka urdhëruar që i dyshuari B. M. i cili është në arrati të arrestohet, gjersa i dyshuari M. H.(1993) pas intervistimit të ndalohet për 48 orë dhe të iniciohet rasti sipas Nenit 267, ndërsa i dyshuari L. S. (1996) pas intervistimit, lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore, departamenti për Krime të Rënda në Gjilan.

Hetimet janë duke u vazhduar nga DHTN- GjHetimet janë duke u vazhduar nga DHTN- Gjilan. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco