Uji në lokale pa pagesë, paralajmërohet kosto e lartë

Uji në lokale pa pagesë, paralajmërohet kosto e lartë

12:00, 05/07/2022

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin i cili obligon bizneset për shërbimin e klientëve me ujë nga rubineti, dhe monitorimin e cilësisë së ujit të destinuar për konsum njerëzor në rastet kur objektet e gastronomisë furnizohen nga ujësjellësi publik, shkruan Syri net Kosova.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar menjëherë i pari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi. Ai përkundër se është ankuar për kushtet e vështira në të cilat operojnë thotë se e pranojnë këtë vendim për hirë të qytetarëve.

“Edhe pse ne e blejmë ujin prej ujësjellësit, edhe pse gjatë pandemisë nuk na ndihmuan me ulje të TVSH-ës, siç edhe na premtuan, edhe pse të gjitha furnizimet na u shtrejtuan(autoriteti i konkurencës nuk ishte aty kur gastronomëve ju është dashur më së shumëti. Ne prapë e pranojmë vendimin e qeverisë për hirë të qytetarëve.E pifshi për shëndetP.s edhe pse gjithe kemi sherby pa pagesë ujë ne got”, ka shkruar në Facebook ai.

Kurse sekretari i kësaj shoqate, Arian Vranica, ka thënë se nuk kanë qenë të informuar për marrjen e një vendimi të tillë.

“Ka qenë vendim pa konsultim publik e cila prek një sektor i cili nuk është i konsultuar për marrjen e këtij vendim, nuk e dinë cilësinë e ujit që furnizohet se a është i shërbyeshëm për klientët për me u konsumu pasi i njëjti mundet me u shërby për pastrim e higjienë e raste të tilla”, ka thënë Vranica.

Ndërsa Veton Zuka gastrom i njohur konsideron se kostoja e këtij vendimi do të jetë mjaft e lartë.

“Uji duhet të shërbehet veç ka me pas kosto se po më duket qe janë nisur prej Greqisë e vene tjera qe ta shërbejnë pa e lyp hiq ama të kerset 3-4€ kafen. Sido qe te jete 90% te bizneseve e kanë shërby pa kosto shtes, nuk është qe kanë marrë ndonjë vendim veç kanë inicu diçka tjetër”, është shprehur ai.

E ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv në KRU Prishtina, Sokol Xhafa i njëjti tha se ka raste që gastronomët janë korrekt në pagesa, por në shumicë, dominon mos kujdesi i tyre për të mos e paguar ujin që shpenzojnë.

Ka edhe të atillë që kanë ironizuar ne vendimin e tillë. Analisti Valon Syla i kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta marrë edhe një vendim për cigaret.

“O Albin Kurti. Masi e ndreqet ujin me venxim të Qeverisë… Merrne një vendim me na i dhez edhe cigaret…Edhe Majonezin e Ketchupin me pru me të parën pa ia lyp kamarierit. Nginu Vetëvendosje”, shkroi Syla.

Ndryshim miratimi i këtij vendimi parasheh se në situatën kur objekti i gastronomisë furnizohet nga uji i puseve, rezervuarve apo rrjetit i cili nuk menaxhohet prej kompanive publike të ujit, pronari obligohet të bëjë monitorimin e cilësisë së ujit në përputhje me Udhëzimin Administrativ për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor.

Gjithashtu, në këto situata, pronari duhet të pajiset edhe me certifikatë të cilësisë së ujit nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike dhe ta ekspozojë atë në lokal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco