Vjosa Osmani për Serbinë: Ata flenë mbi varrezat masive të shqiptarëve

Vjosa Osmani për Serbinë: Ata flenë mbi varrezat masive të shqiptarëve

11:04, 05/07/2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Slloveni.

Osmani gjatë një diskutimi në Forumin e Organizuar nga “Qendra për Perspektivë Evropiane”, në Slloveni se “Serbia ende flenë mbi varrezat masive të shqiptarëve”.

Gjatë këtij forumi, Osmani deklaroi se “nuk e urren Serbinë e as serbët”.

“Por s’mund ta pranojë mocionin e barazisë mes agresionit dhe viktimës”, tha Osmani.

Ajo e ka përshkruar historinë e saj, ku është dashur të largohet nga shtëpia për shkak të luftës si refugjate.

“Kështu si unë edhe shumë qytetarë tjerë të Kosovës janë larguar nga shtëpitë e tyre”, shtoi ajo. Osmani ka folur për interesimin e Kosovës për marrëveshje me Serbinë.

“Por ata nuk duan përkundër se kanë kryer gjenocid në Kosovë”, ka thënë Osmani.

Ka shtuar se edhe tash Serbia është pozicionuar kah presidenti rus Vladimir Putin.

“Prej Serbisë mund të ketë destabilizim të Ballkanit”, ka thënë Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco