Pas rastit me Sunny Hill, rishikohet ligji për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale

Pas rastit me Sunny Hill, rishikohet ligji për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale

10:50, 05/07/2022

Organizimi i festivalit veror ‘Sunny Hill’ dhe telashet që dolën për caktimin e lokacionit si duket i dhanë një shtytje Qeverisë që të rishikohet ligji për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale.

Nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë njoftuar se në bashkëpunim me projektin DEMOS, është duke mbajtur punëtorinë e përbashkët tri ditore me grupin punues për Vlerësimin ex-post të Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me projektin DEMOS, është duke mbajtur punëtorinë e përbashkët tri ditore me grupin punues për Vlerësimin ex-post të Ligjit Nr.06/L-096 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës. Në kuadër të kësaj punëtorie është prezantuar dhe diskutuar draft analiza e përgatitur nga grupi punues për vlerësimin Ex-Post të ligjit në fjalë.Në këtë aktivitet përveç përfaqësuesve të MAPL-së, pjesë e aktivitetit janë edhe përfaqësues nga projekti DEMOS, përfaqësues nga Komunat dhe përfaqësues nga Asociacioni i Komunave të Kosovës” thuhet në postimin në Facebook të kësaj ministrie.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco