Kosova në top-katërshen e parë për numrin e azilkërkuesve në Evropë

Kosova në top-katërshen e parë për numrin e azilkërkuesve në Evropë

10:32, 05/07/2022

1640 qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në shtete e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2021.

Sipas Agjencisë Evropiane për Azil, kosovarët kanë një rënie të dukshme në krahasim me vitin 2019, ku kishin kërkuar azil 2945 qytetarë.

Nga Ballkani perëndimor prinë Shqipëria, me 8920 qytetarë që kërkuan azil në vendet e BE-së, nga 17.295 sa kishin kërkuar dy vite më parë.

Mali i zi qëndron më mirë në këtë aspekt, në vitin 2019 kërkuan azil 240 qytetarë derisa dy vite më vonë 260 qytetarë.

Azilkërkues nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova thuajse nuk kanë fare shansi për azil në vendet e BE-së.

Shtetet e BE-së e në veçanti Gjermania në fund të vitit 2015 i klasifikoi shtetet e Ballkanit Perëndimor si “vende të sigurta origjine” – pra, si shtete, ku nuk ka përndjekje politike.

Azilkërkuesit e dëbuar me prejardhje nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë të drejtë të shkelin hapësirën Shengen për një periudhë dy deri në pesë vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco