Çitaku thumbon deputeten e VV-së për fontanën e ujit në Kuvend

Çitaku thumbon deputeten e VV-së për fontanën e ujit në Kuvend

09:29, 05/07/2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ironizuar me deklaratën e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, e cila tha se në Kuvend do të instalohen fontana uji për deputetët.

“Nga një program zgjedhor i cili ishte fontanë dëshirash, përfunduam me propozime për fontanë uji në Kuvend”, ka shkruar Çitaku.

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka thënë se do të instalohen disa fontana uji në objektin e kuvendit, ku deputetët mund të pinë ujë edhe me grushte

“Është faza e dytë e projektit që nënkupton instalimin e fontanave të ujit që vjen nga rrjeti publik e në momentin që i kemi ato fontana, atëherë edhe deputetët nuk do të marrin ujë falas siç u ofron kuvendi tani në seanca. Këto do të instalohen brenda objektit të kuvendit, ku kemi nyjet e ujit. Mund të pinë edhe me grushte, do të jenë fontana në të cilat mund të pinë fare pa gota e pa shishe, siç pinë në secilin vend në Bashkimin Evropian”, u shpreh tutje ajo në klankosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco