KUJDES: PAMJE SHQETESUESE
Të paktën gjashtë persona u vranë dhe mbi 18 janë plagosur pasi një person hapi zjarr gjatë paradës së 4 Korrikut në një rrethinë të Çikagos në SHBA.
Personi i armatosur thuhet se hapi zjarr nga çatia e një dyqani, duke përzgjedhur personat që po qëllonte.
Një video tregon pamjet e frikshme kur nisën krismat.
“Krisma, krisma, krisma,” thotë dikush.
Personi i armatosur thuhet se është në arrati. Ai mendohet se është rreth 20 vjeç. Policia ka nisur kërkimin për autorin, ndërsa është sekuestruar arma e krimit.
Në video shihen të rinjtë që vrapojnë në rrugët e qytetit pas të shtënave të para, për të kërkuar strehë. Motivet e sulmit janë ende të paqarta, ndërkohë që situata është ende aktive.
Lagjia ku ndodhi krimi është e pasur dhe njihet për nivelet e ulëta të krimit.
© SYRI.net