Drejtori i Policisë dhe zv/ministri i Drejtësisë vizitojnë policët e plagosur në Skenderaj

Drejtori i Policisë dhe zv/ministri i Drejtësisë vizitojnë policët e plagosur në Skenderaj

19:50, 04/07/2022

Drejtori i Policisë së Kosovës,Samedin Mehmeti bashkë me zv/ministrin e Punëve të Brendshme, Blerim Gashani kanë vizituar zyrtarët policorë të cilët janë sulmuar ditë më parë në Skenderaj, derisa po realizonin detyrat dhe autorizimet ligjore në një pikë kontrolli.

Gjatë kësaj vizite zyrtarëve policorë iu është siguruar mbështetje dhe përkrahje institucionale.
“Policia e Kosovës me zyrtarët e saj, do të vazhdojnë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në interes të sigurisë së përgjithshme, pavarësisht sfidave me të cilat mund të përballet, por nuk do të lejoj cenimin e sigurisë dhe sulmeve ndaj mbrojtësve të rendit e sigurisë publike”.

Njoftimi i plotë:

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme z.Blerim Gashani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, Zëvendësdrejtori i PK-së z.Fehmi Hoti dhe Drejtori i Departamentit për Operacione z.Gazmend Hoxha, vizituan zyrtarët policorë të cilët ishin sulmuar ditë më parë (02.07.2022), gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në një pikë kontrolli në Skenderaj.

Gjatë kësaj vizite zyrtarëve policorë, iu sigurua mbështetje dhe përkrahje institucionale, si dhe iu urua shërim dhe kthim sa më i shpejtë në detyrë në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës me zyrtarët e saj, do të vazhdojnë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në interes të sigurisë së përgjithshme, pavarësisht sfidave me të cilat mund të përballet, por nuk do të lejoj cenimin e sigurisë dhe sulmeve ndaj mbrojtësve të rendit e sigurisë publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco