Sa kosovarë kërkuan vjet azil në BE?

Sa kosovarë kërkuan vjet azil në BE?

19:28, 04/07/2022

Gjatë vitit 2021, 648 mijë persona kërkuar azil në Bashkimin Evropian. Në mesin e tyre janë rreth 16 mijë persona nga Ballkani Perëndimor. Numri më i madh i aplikuesve ishte nga Shqipëria dhe më i vogli nga Mali i Zi.

Por, sa ishin nga Kosova?

Sipas një infografike të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, vjet kërkuan azil në BE 1 mijë e 640 kosovarë. Në 2019’ën, numri i tyre ishte 2 mijë e 945.

Nga Shqipëria vjet kanë kërkuar azil gati 9 mijë qytetarë, derisa në 2019’ën numri i tyre sillej rreth 17 mijë.

Nga të dhënat e paraqitura në këtë infografikë, më së paku kanë kërkuar azil shtetasit e Malit të Zi.

Vjet kanë kërkuar azil 260, derisa në vitin 2019 kanë kërkuar azil 240 shtetas.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco