Qalaj: Si guxon një individ të sulmojë uniformën e shtetit?

Qalaj: Si guxon një individ të sulmojë uniformën e shtetit?

19:03, 04/07/2022

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tani deputet i PDK-së në Kuvend, ka folur në lidhje me sulmin ndaj policëve në Skenderaj.

Ai u shpreh se nuk ka punë më fisnike sesa ajo e një polici.

“Në shumicën e rasteve kur policët kanë qenë viktima, realisht vendimet e gjyqësorit kanë qenë në shumicën e rasteve në favor të personave të dyshimtë, apo kanë qenë dënime vetëm sa me iu thënë dënime. Unë them se ky vend ka nevojë ta përkrahë uniformën e shtetit, të mos harrojnë se nuk ka detyrë më fisnike se kjo. Të punojmë për qytetarë nuk do të thotë të sulmosh policët, ushtarët apo këdo që kujdeset për sigurinë e vendit”, u shpreh ai.

Tutje, Qalaj tha se është e papranueshme që dikush ta sulmojë uniformën e shtetit, përcjell Klankosova.tv.

“Për mua nuk është me rëndësi se e kujt është arma që ka shkrepë, për mua është me rëndësi se si guxon një individ të sulmojë uniformën e shtetit”, u shpreh ai.

Tutje, ai u shpreh se polici, në bazë të Ligjit të Policisë dhe rregullores për përdorimin e armëve të zjarrit, guxon ta nxjerrë armën e zjarrit vetëm në rastin kur me të vërtetë është e vetmja mundësi që ai ta mbrojë vetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco