Pacolli: Kosova mori modelin e Francës sa i përket shërbimit të ujit nga çezma

Pacolli: Kosova mori modelin e Francës sa i përket shërbimit të ujit nga çezma

18:47, 04/07/2022

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se vendimi që u morr sot nga qeveria e Kosovës për shërbim të ujit nga çezma është marrë nga Franca në janar të vitit 2022, shkruan Syri.net Kosova.

Ajo thotë se Franca e ka marrë këtë vendim për dy arsye.

“Nga janari 2022 Franca ka obliguar me ligj të gjitha lokalet e gastronomisë të ofrojnë ujë nga çezma. Këtë për dy arsye qasje në ujë të pijes për të gjithë dhe më pak mbeturina nga uji i ambalazhuar”, shkruan ajo.

Tutje ajo shton se do të ketë ujë për të gjithë tani e tutje.

“E në Kosovë lokalet e gastronomisë obligohen ta bëjnë të njëjtën duke filluar nga sot. Ujë për të gjithë!”, shtoi ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco