Tronditet SHBA.
Një sulm me armë ka ndodhur këtë të hënë në paradën për festën e pavarësisë së SHBA-ve që po mbahej në qendër të qytetit Highland Park, në Chicago.
Zyra e Sherifit të Lake County bën me dije se policia po i përgjigjet sulmit me armë, ndërkohë që nuk bëhet me dije ende numri i të vdekurve, apo i të plagosurve.
Qyteti i Highland Park, një periferi rreth 25 milje në veri të Çikagos, tha se parada e tij e Ditës së Pavarësisë është anuluar dhe këshilloi njerëzit të shmangin qendrën e qytetit.
Një dëshmitar, tha për CNN se kishte dëgjuar rreth 20-25 të shtëna armësh.
Ai shtoi se pa të paktën një person të gjakosur dhe në tokë.
Parada ishte planifikuar të fillonte në orën 10 të mëngjesit në kryqëzimin e Laurel dhe St. Johns Avenue.
© SYRI.net