Manipuluan me një 'tiketë 500' euro, IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

Manipuluan me një 'tiketë 500' euro, IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

16:42, 04/07/2022

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shrkuan Syri.net Kosova.

Kapiteni, rreshteri dhe zyrtari policor që dyshohen për këtë rast punojnë në Njësinë Rajonale të Trafikut Rrugor në Ferizaj.

Sipas komunikatës IPK ka pranuar informatë se “më 15.04.2022, zyrtarët policorë të NRTRR-Ferizaj e kanë ndaluar një qytetar për vozitje të shpejtë (104 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h) dhe ia kanë shqiptuar tiketën në vlerë 500 euro, një vit ndalesë të drejtimit të mjetit motorik dhe 5 pikë negative, sipas nenit 55 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor 05/L-088. Katër ditë pas shqiptimit të tiketës është anuluar tiketa e parë, i është kthyer patentë shoferi qytetarit dhe i është shqiptuar tiketë e re vëllait të qytetarit për vozitje pa patentë shofer duke e anashkaluar plotësisht Komisionin për Vendosje si autoritet i vetëm për anulimin ose jo të tiketave në trafikun rrugor, sidomos kur ka masë mbrojtëse”.

Sipas IPK-së, me këtë rast dyshimet janë se nga zyrtarët policorë (tashmë të suspenduar) është manipuluar tiketa dhe rasti. 

Njoftimi i plotë:

Komunikatë për media

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

Prishtinë/Hajvali, 04 korrik 2022,

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre  zyrtarëve policorë (një kapiteni, një rreshteri dhe një zyrtari policor - që të gjithë punonjës në Njësinë Rajonale të trafikut rrugor-NRTRR në Ferizaj).

Hetuesit e IPK-së në konsultim me Prokurorinë e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

IPK përmes rrugëve operative kishte pranuar një informatë se më 15.04.2022, zyrtarët policorë të NRTRR-Ferizaj e kanë ndaluar një qytetar për vozitje të shpejtë (104 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h) dhe ia kanë shqiptuar tiketën në vlerë 500 euro, një vit ndalesë të drejtimit të mjetit motorik dhe 5 pikë negative, sipas nenit 55 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor 05/L-088. 
Katër ditë pas shqiptimit të tiketës është anuluar tiketa e parë, i është kthyer patentë shoferi qytetarit dhe i është shqiptuar tiketë e re vëllait të qytetarit për vozitje pa patentë shofer duke e anashkaluar plotësisht Komisionin për Vendosje si autoritet i vetëm për anulimin ose jo të tiketave në trafikun rrugor, sidomos kur ka masë mbrojtëse.

Me këtë rast dyshimet e hetuesve të IPK-së janë se nga zyrtarët policorë (tashmë të suspenduar) është manipuluar tiketa dhe rasti.
 Duke i falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunim ju njoftojmë se hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco