Vendos Qeveria, edukimi parafillor bëhet obligativ

Vendos Qeveria, edukimi parafillor bëhet obligativ

16:04, 04/07/2022

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagacvi, ka njoftuar se edukimi parafillor do të bëhet i obliguar që nga viti shkollor 2023-2024.

Ajo përmes një postimi në Facebook, tha se është shumë e lumtur që ka përfunduar me sukses projektligji për Edukim në Fëmijërinë e Hershme, i cili u votua sot në mbledhjen e Qeverisë.

“Me miratimin e këtij projektligji shënojmë edhe një hap drejtë zhvillimit të përgjithshëm të sistemit edukativ e arsimor, social e ekonomik. Investimi në fëmijërinë e hershme garanton të neserme më të sigurt për fëmijët, familjet dhe gjithë vendin”, ka shkruar Nagavci.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco