PSD shtyn protestën kundër Hekuran Muratit: Duhet një organizim më i fuqishëm

PSD shtyn protestën kundër Hekuran Muratit: Duhet një organizim më i fuqishëm

15:26, 04/07/2022

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se e kanë shtyrë protestën kundër Hekuran Muratit ‘për një moment të dytë.

Molliqaj tha se presioni i qytetarëve e detyroi Muratin “të përkulet para luftës së UÇK-së” dhe sipas tij kjo është “fitore e qytetarëve”.

Ndër të tjerash, Molliqaj tha se duhet organizim më i fuqishëm për një “fitore më të madhe se kjo”.

“Mirëpo, për një fitore edhe më të madhe se kjo, ku e vërteta për çlirimin do të ishte e pacenushme, një herë e mirë, duhet një organizim edhe më i fuqishëm. Potenciali është i madh. Organizimi është zgjidhja”, ka shkruar në Facebook kreu i PSD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco