VIDEO/ Tentoi të vriste vëllain pas sherrit për plazhin, ja momenti kur arrestohet autori

15:14, 04/07/2022

Policia ka bërë publike pamjet e arrestimit të autorit që qëlloi mbi vëllain e  tij gjatë ditës së sotme në Radhime, Vlorë.

“Janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes”, thuhet në deklaratën e uniformave blu.

Është arrestuar Eduart Kondi, personi që qëlloi në ajër me armë ditën e sotme në Rradhimë pas një konflikti me të vëllain e tij.

Ngjarja ndodhi mesditën e stome ku dy vëllezër, Beniamin Kondi dhe Eduart Kondi janë pronarë të një plazhi privat në zonën e Radhimës.

I gjithë konflikti ka nisur pikërisht për administrimin e zonës së lokalit në plazh, ndërsa situata ka degraduar deri në nxjerrjen e armës.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Qëlloi me armë zjarri dyshohet në drejtim të vëllait të tij, në Radhimë, Policia kap në kohë rekord autorin e dyshuar.

Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në plazhin e Radhimës, në drejtim të vëllait të tij, shtetasit B. K., 45 vjeç, ku nuk ka patur persona të lënduar.

Shtetasi E. K, u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco