Gërvalla pret në takim një delegacion nga Iowa

Gërvalla pret në takim një delegacion nga Iowa

14:55, 04/07/2022

Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe zëvendësja e saj, Liza Gashi kanë pritur sot në takim një delegacion nga shteti i Iowas.

Schwarz i ka falëndëruar për vizitën dhe ka theksuar lidhjen e ngushtë midis shtetit të Kosovës dhe Iowas.

Ministrja Gërvalla është shprehur se shtetet kanë shumë fusha të bashkëpunimit dhe ka theksuar se kjo vizitë thellon edhe më shumë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Ky është njoftimi i plotë:

Prishtinë, 4 korrik 2022

Iowa në Kosovë: Delegacioni nga Iowa pritet në MPJD

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla Schwarz, së bashku me Zëvendësministren, znj. Liza Gashi, kanë pritur sot në takim një delegacion nga shteti i Iowa-së, që po qëndrojnë për vizitë në Republikën e Kosovës.

Zëvendëskryeministrja, duke i falënderuar ata për vizitën, ka thënë se miqësia dhe lidhja e ngushtë me shtetin e Iowa-së, është shumë e rëndësishme dhe e çmuar për Republikën e Kosovës.

Duke kujtuar vizitën që javë më parë kishte në këtë shtet, ministrja Gërvalla ka thënë se fushat e bashkëpunimit mes dy shteteve janë të shumta, dhe se ardhja e tyre në Kosovë është hap i mirë për konkretizimin e tyre.

Gërvalla, ka thënë se kjo vizitë gjithashtu shërben për forcimin edhe më tej të lidhjes mes dy shteteve, dhe është një mundësi e mirë për të mësuar nga njëra tjetra, dhe për të shkëmbyer përvoja të ndryshme.

Delegacionin prej 40 personash, përfshirë gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe të tjerë, e përshëndeti me një fjalë rasti edhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi.

Ajo ka thënë se Republika e Kosovës është shumë e interesuar për të thelluar bashkëpunimin me shtetin e Iowas, dhe se po punojnë në këtë drejtim së bashku me Iowa Sister State.

Përfaqësues të këtij delegacioni, e kanë falënderuar ministren Gërvalla për pritjen, duke thënë se ata janë të lumtur që kanë miq kaq të mirë në Kosovë, dhe se shteti i Kosovës, është dhe do mbetet përherë një vend mik për ta.

Të dyja palët kanë shkëmbyer dhurata në shenjë falënderimi e miqësie. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco