VIDEO/ Në mes të plazhit, ja ku u qëllua me armë zjarri në Radhimë, policia rrethon zonën

13:26, 04/07/2022

Syri Tv ka siguruar pamjet nga vendi ku u rregjistruan të shtëna në Radhimë të Vlorës .

Siç shihet nga pamjet, ngjarja ka ndodhur në mes të plazhit dhe në mes të ditës, ndërsa policia dhe FNSH kanë rrethuar zonën.

U dyshua për një të plagosur por që nuk është konfirmuar nga uniformat blu.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri.

Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar. 

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco