Geci reagon sërish për rastin e policit të plagosur: “Është djalë i mirë”

Geci reagon sërish për rastin e policit të plagosur: “Është djalë i mirë”

13:20, 04/07/2022

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka komentuar përsëri ngjarjen e ndodhur në Skenderaj ku të plagosur mbetën dy polic.

Njëri nga ta është Mërgim Geci, ku ish deputeti gjatë ditës së djeshme, u deklarua se nuk është familjar i tij.

Geci ka shkruar se Mërgimi është djali i Shefqet Gecit, i cili është drejtor shkolle në Llaushë.

“Me të vërtet disa nga gazetarët janë mjerim! Mua më pyti a është i familjes tuaj të ngusht? Pra a është i vllezerve tu? Une it hash jo nuk është i familjes sime as i familjes së Bajraktarve. I thashë ne familja e Bajraktarit të Llaushës nuk kemi ndonjë djalë as në Polici as në FSK. I thash një e kemi pas FSK edhe ai ka dal pension bile jemi bashk tu pi kafe në kët moment. Po Mergimi është Gecë është djali i Shefqet Gecit Drejtorit të Shkollës në Llaushë. Është djal i mirë deri në pikë të fundit”, ka shkruar Geci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco