Të shtëna me armë në drejtim të një diskoteke, policia thotë se nuk pati të lënduar

Të shtëna me armë në drejtim të një diskoteke, policia thotë se nuk pati të lënduar

13:15, 04/07/2022

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmë në diskotekën “Venom” e cila gjendet në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë  se rasti ka ndodhur rreth orës 23:25.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se aktualisht janë duke vazhduar hetimet me qëllim identifikimin e persona e të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë dhe në zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco