Arrestohet i dyshuari për vrasjen e të riut Albert Muja në Mitrovicë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e të riut Albert Muja në Mitrovicë

12:01, 04/07/2022

Prokuroria Themelore në Mitrovicë bën të ditur se është arrestuar personi me iniciale L.B., i dyshuar për vrasjen e të riut Albert Muja, ngjarje kjo e ndodhur me 29 tetor 2021.

Me urdhër të prokurorisë i dyshuari është ndaluar, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

I ndjeri ishte therur me thikë mëngjesin e 29 tetorit, pas një mosmarrëveshje të çastit me të dyshuarin L.B.

Ai kishte marrë trajtim fillimisht në Spitalin e Mitrovicës e pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës por shkaku i gjendjes së rëndë shëndetësore kishte vdekur gjatë natës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco